Skip to content

VIDEO/ Tensione në Sheshin e Flamurit në Vlorë, punonjësit e sigurisë i grisin pankartën qytetares

Sheshi i Flamurit në Vlorë është mbushur me simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë pritur kryeministrin Edi Rama pasi mbylli mbledhjen me banorët e Zvërnecit. Ai është mirëpritur me anë të një koncerti.

Ajo çfarë u vu re është teksa mes të gjithë simpatizantëve, punonjësit e sigurisë kanë grisur pankartën një qytetareje e cila mbështet protestën kundër investimit në Zvërnec.

LEXO MË SHUMË!  Vrasja e Enea Mekollit / “Na dërgonin drejt vdekjes pa mbrojtje” / Ish-polici shpërthen pas tragjedisë në Maliq: Jeta jonë vlente më pak se

https://sot.com.al/wp-content/uploads/2026/06/WhatsApp-Video-2026-06-05-at-7.41.14-PM-1-1.mp4?_=1

Siguria nuk e ka lejuar më tej qytetaren të vazhdojë thirrjen e saj, duke krijuar tension mes punonjësve dhe personave të ardhur në festën e PS-së në sheshin e Flamurit.

Qytetarja në fjalë përlotet dhe shprehet se nuk po bënte asgjë. Ajo shton se po mohoet e drejta e fjalës së lirë

LEXO MË SHUMË!  Tragjike/ Vinçi i merr jetën punëtorit 26-vjeçar, policia jep detaje
Published inNews