Skip to content

Qindra mijëra euro përfundojnë në det për t’i shpëtuar policisë, arrestohen tre persona

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në plazhin Marina di Raguzës, në Siçili, ku qindra mijëra euro janë hedhur në det nga një motoskaf gjatë përpjekjes për t’iu shmangur kontrolleve të autoriteteve italiane.

Sipas hetimeve paraprake, gjithçka nisi kur motoskafi mbeti pa karburant pranë portit të zonës. Në mjetin lundrues ndodheshin katër persona, ndërsa dy prej tyre zbritën në breg për të siguruar karburant, duke lënë në bord një burrë dhe një të mitur.

Teksa motoskafi po afrohej drejt bregut i shtyrë nga rrymat detare, qytetarët njoftuan Rojën Bregdetare, duke menduar se bëhej fjalë për një situatë emergjente. Por, me afrimin e patrullës, dy personat në bord nisën të hidhnin në det disa pako me kartëmonedha.

LEXO MË SHUMË!  Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do të marrin lajme të forta dhe para nga ''qielli''

Rrymat detare sollën në breg një pjesë të pakove, ndërsa pushuesit tentuan t’i merrnin. Menjëherë pas kësaj, në zonë ndërhynë Policia, Karabinierët dhe Garda Financiare, të cilët sekuestruan paratë dhe nisën identifikimin e personave të përfshirë.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar deri tani rreth 700 mijë euro, të ndara në tufa me kartëmonedha nga 5 deri në 100 euro. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që një pjesë e shumës të ketë mbetur ende në det.

LEXO MË SHUMË!  LAJM I FUNDIT/ Tronditet qyteti shqiptar, makina shpërthen me tritol, detajet e para

Motoskafi është sekuestruar dhe është dërguar në port për kontrolle të mëtejshme, ndërsa tre persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve. I mituri që ndodhej në bord, sipas autoriteteve, nuk rezulton i përfshirë me personat e arrestuar.

Hetimet vijojnë për të zbardhur origjinën e parave dhe nëse ato kanë lidhje me veprimtari të paligjshme apo rrjete të krimit të organizuar.

https://x.com/explore?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2082777154568245488%7Ctwgr%5E8d771a4bf64f75ac57d628527cb1c4b4b9f80020%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnoa.al%2Flajmi%2F2026%2F07%2F2604741.html%3Ffbclid%3DIwY2xjawTZp-VleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFudHJHd01sRDIwaUVFSGhFc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHpkc8Zv1IEWcwjjh2ouLpEwmwyjrfg1oe15Ru6xq3m1f1rKFS65CjzrLmJu0_aem_xgFCAReofTtYToeCBgW8dQ

Published inNews