Skip to content

Tragjike/ Vinçi i merr jetën punëtorit 26-vjeçar, policia jep detaje

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e sotme në Prizren. Vinçi në punishte i ka marrë jetën 26-vjeçarit.

Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

‘’Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

LEXO MË SHUMË!  E bujshme! Edi Rama i merr njeriun e rëndësishëm Sali Berishës, i jep postin e madh që nuk pritej

Më tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës.

Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

LEXO MË SHUMË!  ''Grushta dhe shqelma'' dy avokatët shqiptarë zihen në një kafene në mes te qytetit
Published inNews