Skip to content

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare legjenda e Milanit

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Franco Baresi, një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, ikonë e Milanit dhe e Kombëtares së Italisë. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi ku ai kaloi të gjithë karrierën e tij sportive

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Milani i dha lamtumirën kapitenit të tij legjendar:

“Historia e Milanit është në lot për ndarjen nga jeta të Franco Baresit. Shembulli dhe integriteti i tij do të mbeten përgjithmonë, ashtu si fanella e tij me numrin 6, pjesë themelore e ADN-së dhe rrugëtimit të klubit. Ngushëllimet që AC Milan i shpreh familjes së Franco Baresit janë të njëjtat që çdo tifoz kuqezi ndien në këtë orë kaq të vështirë.”

LEXO MË SHUMË!  Aksidenti tragjik, 19-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali rrugës duke ardhur në atdhe (EMRI)

Baresi konsiderohet një nga mbrojtësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai veshi fanellën e Milanit gjatë gjithë karrierës së tij, zhvilloi 719 ndeshje zyrtare dhe fitoi gjashtë tituj të Serie A, tre Kupa të Kampionëve, dy Kupa Interkontinentale dhe trofe të tjerë të shumtë. Pas tërheqjes nga futbolli, Milani tërhoqi fanellën e tij me numrin 6 në nder të kontributit të jashtëzakonshëm.

LEXO MË SHUMË!  Vr*u dy basketbollistët e “Skënderbeut dhe plag*si në tjetër në vitin 2004 së shpejti lirohet! Gjykata e Elbasanit shpëton nga burgimi i përjetshëm anëtarin e grupit të “Çobenjëve” Damiano Toshin! Prokuroria paralajmëron

Me Kombëtaren e Italisë, Baresi u shpall kampion bote në vitin 1982, ndërsa ishte edhe kapiten i “Axurrëve”, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit italian.

Published inNews