Skip to content

Gruaja e vrasësit të dënuar përjetë vjen në Tiranë dhe qëllon gazetarin Elton Qyno, dalin detajet e rënda

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Rosela Nallbatin, e njohur edhe me mbiemrin Çapja, si dhe babain e saj, Romir Nallbati, në lidhje me sulmin ndaj gazetarit të kronikës Elton Qyno. Newsbomb.al mëson se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në ambientet e një spitali privat në Tirancc, ku Qyno kishte shkuar për të kontaktuar një prej mjekëve.

Dyshohet se gazetari është goditur me sende të forta, ndërsa një nga pistat që po hetohet është ajo e sulmit për shkak të detyrës. Qyno prej më shumë se dy dekadash ushtron profesionin e gazetarit të kronikës në mediat shqiptare.

Sipas të njëjtave burime, sulmi ka ndodhur në prani të personave të tjerë që ndodheshin në ambientet e spitalit. Gazetari fillimisht nuk e ka njohur gruan e përfshirë në konflikt, e cila më pas është identifikuar nga policia si Rosela Nallbati. Pas ngjarjes, oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë kanë nisur veprimet për lokalizimin e saj dhe të babait të saj, Romir Nallbati.

LEXO MË SHUMË!  Analisti zbulon 3 EMRAT: Ja kush janë propozuar nga populli për KRYEMINISTËR të vendit

Policia ka sekuestruar gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë së spitalit, të cilat pritet të shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes. Kontrolle janë zhvilluar në disa zona, përfshirë edhe një banesë në Elbasan, por deri më tani dy personat e shpallur në kërkim nuk janë lokalizuar.

LEXO MË SHUMË!  VIDEO/ “Ik se po të q** robt” - Skandal te Psikiatria, infiermierja fyen pacienten

Rosela Nallbati është bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Çapja është dënuar gjithashtu nga Gjykata e Posaçme për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.

Ndërkohë mësohet se kjo nuk është hera e parë që gazetari Elton Qyno përballet me kërcënime. Pretendohet se më herët ai është kërcënuar përmes aplikacioneve online nga Rosela Nallbati, e cila raportohet se qëndron si rezidente në Dubai.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa policia po punon për lokalizimin e dy personave të shpallur në kërkim dhe sqarimin e plotë të rrethanave të sulmit ndaj gazetarit.

Published inNews