Skip to content

VIDEO/ “Ik se po të q** robt” – Skandal te Psikiatria, infiermierja fyen pacienten

Një video tronditëse është publikuar këtë të hënë nga ambjentet e spitalit të Psikiatrisë, ku një infermiere fyen rëndë pacienten.

Sipas videos së publikuar nga JOQ, një paciente e shtruar në repartin e psikiatrisë shihet teksa refuzon marrjen e medikamenteve, duke pretenduar se është shtatzënë.Në vend të një reagimi profesional, të kujdesshëm dhe në përputhje me protokollet shëndetësore dëgjohet një gjuhë fyese dhe e papranueshme nga ana e një punonjëseje shëndetësore, e cila i drejtohet pacientes me shprehje ofenduese: “Ik se po të sh****j robt!

READ MORE  Izraeliti Ron Yeffet “merr në qafë” Ramën, hap në SHBA dosjet e pazareve me qeverinë

Sipas denoncimit, një tjetër element edhe më shqetësues është fakti se dhënia e medikamenteve ndaj pacientëve, nuk bëhet gjithmonë në mënyrë të qetë dhe të standardizuar, por me presion dhe në disa raste edhe me forcë fizike.Ndërkohë nëse një sjellje e tillë ndodh brenda një strukture shëndetësore publike, pyetja nuk është më “çfarë ndodhi në video”, por “sa raste të tjera skandaloze nuk janë parë kurrë?”.

READ MORE  Pas debatit me Ramën, Sidorela Gjoni i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se mos rrëzohesh

Më poshtë video nga Psikiatria:

https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9e90af40-6eec-4b2a-9b74-00f2aab70cc0

Published inNews