Skip to content

Pëson arrest kardiak/ Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar, pronar i …

Një lajm i trishtë vjen mëngjesin e sotëm ku mësohet se Elvis Karaj, menaxheri dhe drejtuesi i spitalit AMAVITA është ndarë nga jeta krejt papritur, në kulmin e punës dhe karrierës, në moshën 48 vjeçare.

Djali i mjekut të njohur Agim Karaj sipas informacioneve të para ka pësuar arrest kardiak duke mbyllur përfundimisht sytë e duke lënë një dhimbje e boshllëk të madh për bashkëshorten, fëmijët, familjarët por edhe gjithë miqtë e panumërt kudo në Shqipëri e jashtë saj, mjekë, infermierë, doktorë, të gjithë ata me të cilët bashkëpunoi.

LEXO MË SHUMË!  Shtohen akuzat ndaj Belinda Ballukut, pritet t’i komunikohen edhe për 3 lotet e Unazës së Madhe!

Ka qenë e pamundur ndihma për vetë drejtuesin e spitalit, pavarësisht përpjekjeve të para.

Kushdo që është gdhirë këtë mëngjes me këtë lajm, është ndjerë i pafuqishëm për ta përtypur si informacion, ndërsa dhimbja që lë pas dhe boshllëku i krijuar është i pabesueshëm.

Published inNews