Skip to content

Pas Dash Sulës, një tjetër ish-zyrtare e PD-së shkon në “ekipin” e Ramës, merr drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit!

Jola Hysaj dy ditë më parë është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT).

Hysaj, e cila më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.

Ish-sekretarja e PD dha dorëheqjen nga ky funksion në mars të vitit 2026. Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.

LEXO MË SHUMË!  FOTO E RËNDË/ Gjendet në Shkodër i zhveshur dhe i zbathur amerikani i humbur prej afro 2 muajsh, banori që e gjeti rrëfen ...

Emërimi i Hysajt pritet të ndezë debat në skenën politike, pasi vjen pas angazhimit të saj të mëparshëm në Partinë Demokratike.

Ndoshta kjo lëvizje mund të shihet si një tjetër përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të afruar në administratë figura që më parë kanë mbajtur funksione në opozitë./Piranjat

LEXO MË SHUMË!  P lagoset punonjësi i policisë, uniformat blu në kërkim të autorëve! Çfarë ndodhi gjatë natës

Published inNews