Skip to content

E RËNDË/ U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres

Një pasdite e qetë vere u kthye në dramë në liqenin Vico një nga zonat më piktoreske vullkanike në rajonin e Tuscias, Itali. Prej disa orësh vijojnë kërkimet për gjetjen e Luigi Cavallari, bashkëshortit të ministres italiane Eugenia Roccella.

Sipas informacioneve paraprake, Cavallari, 84 vjeç, ishte në një varkë me bashkëshorten e tij kur u hodh në ujë për të notuar, por papritur nuk u pa më të dilte në sipërfaqe. Ishte vetë ministrja ajo që dha alarmin dhe njoftoi autoritetet.

READ MORE  Tronditet sërish vendi, kërcet arma, raportohet për të plagosur

Menjëherë në zonë nisën operacionet e kërkimit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zhytësit e zjarrfikësve, ndërsa gjatë natës kërkimet janë vijuar edhe me mjete të specializuara, përfshirë një robot nënujor me telekomandim. Për gjetjen e tij janë angazhuar ekipe zhytësish nga Roma, Napoli dhe Firence, të pajisur me mjete për kërkime në ujëra me shikueshmëri të ulët.

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkaqet e zhdukjes së tij. Operacioni paraqitet i vështirë pasi liqeni i Vico-s ka një thellësi që arrin deri në rreth 50 metra dhe kushte të ndërlikuara në fundin e tij.

READ MORE  Deputetja braktisi Ramën duke u larguar nga PS, protestuesit i bëjnë thirrjen e fortë nga sheshi

Luigi Cavallari është i njohur edhe për karrierën e tij akademike. Ai është profesor në Universitetin “Gabriele d’Annunzio” të Chieti-Pescara dhe studiues në fushën e teknologjisë së arkitekturës. Ai dhe ministrja Roccella janë të martuar prej dekadash dhe kanë dy fëmijë.

Published inNews