Skip to content

Deputetja braktisi Ramën duke u larguar nga PS, protestuesit i bëjnë thirrjen e fortë nga sheshi

Deputetja e Qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja”, njoftoi sot largimin e saj nga grupi parlamentar socialist.

Vendimi u prit me entuziazëm nga protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë, të cilët e përshëndetën me ovacione dhe e ftuan t’i bashkohej protestës.

Një nga organizatorët e tubimit deklaroi se ky është vetëm hapi i parë dhe se deputetja duhet të dalë në shesh për të mbështetur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

READ MORE  Marin Mema kryeministër, Fjoralba Ponari dhe Zhaklin Lekatari ministre? Lista e “kabinetit të ri qeveritar” që po qarkullon

Sipas tij, protestat do të vazhdojnë deri në largimin e qeverisë, duke theksuar se mbështetja qytetare po rritet vazhdimisht.

Published inNews