Skip to content

Tronditet sërish vendi, kërcet arma, raportohet për të plagosur

Një tjetër plagosje me armë zjarri është regjistruar në Sukth të Durrësit.

Ndërkohë, kjo është ngjarja e dytë e rëndë e raportuar mbrëmjen e së mërkurës në qarkun e Durrësit.

Më herët, në fshatin Agonas të Kavajës, një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi tragjikisht.

Sipas Policisë, rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.

READ MORE  Çfarë ka ndodhur? Kryeministri Rama niset me urgjencë drejt Gjermanisë

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në krimin e rëndë brenda familjes.

READ MORE  “Tradheton” Edi Ramen, zyrtarja e administrates nxjerr detajin trndites ne proteste
Published inNews