Skip to content

“Tradheton” Edi Ramen, zyrtarja e administrates nxjerr detajin trndites ne proteste

Fiori Ndini është punonjësja e Bashkisë Maliq e cila ka guxuar sot të dalë me zë dhe figurë në protestë, duke deklaruar se Shqipëria është bërë një vend nga i cili të rinjtë kërkojnë të largohen, për shkak të keqqeverisjes.

Si një anëtare e Partisë Socialiste në Maliq dhe mbajtëse e funksioneve të ndryshme në strukturat e partisë në juglindje, ajo thotë se ka kontribuuar për disa vite, madje edhe si kryetare dege, por tani “është fundosur” sepse nuk është servile e drejtuesve.
Lexo gjithashtu: I fundit! Dalin pensionet e moshës dhe kontribuuese, ja kush përfiton

Fiori Ndini u është bashkuar prej ditësh të rinjve dhe qytetarëve të tjerë të Korçës e Maliqit, të cilët kanë dalë në protestë, nisur nga tubimet që po zhvillohen në Tiranë, dhe kërkon që qytetarët pa dallim të ngrihen për më shumë shërbime.

https://www.facebook.com/share/v/1Bg83g5RBc/

Published inNews