Skip to content

E bujshme/ Vjen paralajmërimi I FORTË për 4 Korrikun, ja çfarë do të ndodhë…

Një grup në Facebook me mijëra anëtarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës ka shpërndarë një mesazh mobilizues në lidhje me protestën e paralajmëruar për datën 4 korrik në Tiranë.

Në postimin e publikuar, anëtarët e grupit shprehen të bindur se pjesëmarrja do të jetë masive, duke shkruar: “Nuk do të ketë vend bosh nga Zogu i Zi deri te Kryeministria”, si një thirrje për angazhim dhe pjesëmarrje sa më të madhe.

READ MORE  Pak ditë para plazhit të fundjaves, vjen lajmi i PAPRITUR nga moti (Parashikimi)

Mesazhi është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka marrë reagime të shumta nga shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Sipas postimeve në grup, shumë pjesëtarë të diasporës kanë shprehur gatishmërinë për të udhëtuar drejt Shqipërisë ose për të mbështetur protestën në forma të tjera. Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen në tubim, ndërsa pritet të shihet se sa e madhe do të jetë pjesëmarrja në protestën e 4 korrikut.

READ MORE  Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës
Published inNews