Skip to content

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve refuzon dhënien e informacionit mbi projektin në ishullin e Sazanit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka refuzuar dhënien e informacionit mbi projektin në ishullin e Sazanit.

Në kthimin e përgjigjes, shkruan avokati Erald Aga, agjencia bën me dije se ësjtë e detyruar të ruajë konfidencialitetin e për këtë arsye nuk mund të japë informacionin e kërkuar rreth projektit.

Në pikën e dytë të kthimit të përgjigjes, AIDA shkruan se projekti është pjesë e auditimit të bërë nga KLSH-ja që zgjat deri më 30 shtator 2026.

READ MORE  Zbulohet arsyeja e vërtetë e mbylljes së parakohshme të Ferma VIP 3

Ndërsa shton se dhënia e informacionit nuk është e mundur në rastet kur ai shkakton dëm të qartë e të rëndë në procesin e auditimit.

Në fund AIDA shton se pala shqiptare është ende në negociata me palën e interesuar të projektit e kësisoj duke qenë se nuk ka projekt përfundimtar nuk mund të japë informacion mbi negociatat dhe diskutimet e zhvilluara mes palëve.

Published inNews