Skip to content

Shqipëria ka nisur zyrtarisht procedurat! Qeveria Rama miraton “ligjin e ri”: I hapet rrugë …

Shqipëria ka nisur zyrtarisht procedurat për t’u bërë pjesë e misionit ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza.

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin që hap rrugën për angazhimin e Forcave të Armatosura shqiptare në këtë operacion, ndërsa dokumenti do t’i dërgohet Kuvendit për miratim me procedurë të përshpejtuar.

Projektligji parashikon që numri maksimal i efektivëve shqiptarë në mision të jetë 40 ushtarakë. Misioni i tyre do të përfshijë mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacioneve humanitare, si dhe monitorimin e raportimin e situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit.

LEXO MË SHUMË!  Takimi i Arubës, opozita e përlyrë bën virgjëreshën: Kërkon emrat e politikanëve, Braho: Është çështje në hetim, nuk mund të ketë prova të lëna në gjumë

Projektligji parashikon gjithashtu që ushtarakët pjesëmarrës të përfitojnë, përveç pagës mujore, edhe dieta për ditët e qëndrimit në mision, sipas një vendimi të veçantë të Këshillit të Ministrave.

Sipas qeverisë, pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë operacion do të zhvillohet në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit.

LEXO MË SHUMË!  Ndodh në Tiranë! Qytetari hyn te “One Albania” me levë në dorë dhe thyen xhamat e dyqanit: Plehra, merrni Policinë po ... (Detaje-Video)
Published inNews