Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale sot në 12 gusht, shkruan se është rritur jashtëzakonisht shumë numri i turistëve francezë në Shqipëri.
Duke iu referuar një artikulli të medias franceze BFM Business, kreu i qeverisë nënvizon se vendi ynë është bërë gjithmonë e më i preferuar për francezët.
Rama shton se rezervimet nga shtetasit francezë në vendin tonë janë rritur me 288.2 përqind.
“Shqipëria gjithnjë e më e pëlqyer për francezët. Me një rritje prej 288,2% të rezervimeve brenda një viti, numri i francezëve që zgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre ka shpërthyer”, shkruan kryeministri Rama.
