Skip to content

”Reshje shiu dhe …”/ Merr fund java e “Ferrit”,ja kur nis ulja e temperaturave!

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash më të theksuara në lindje e jug.

Reshjet e shiut parashikohen lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në lindje e veri priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara, përqendruar relieveve kodrinore-malore.

LEXO MË SHUMË!  Pasdite pritet mot me shi, rrufe e erëra të forta, IHMK-ja kërkon kujdes nga qytetarët

Temperaturat pritet të pësojnë një ulje të lehtë 2 deri në 3 gradë celcius. Gjatë ditës së nesërme temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39 gradë celcius, ndërsa to minimale në 18 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

LEXO MË SHUMË!  Dita e 21-të e tubimit/ Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia iu bën të papriturën
Published inNews