Në takimin që kryeministri, njëherazi kryesocialisti Edi Rama mbajt sot në Kuç të Vlorës kanë qënë të pranishëm kryetarët e bashkive që preken nga ndryshimet e hartës territoriale si dhe kryetarët e bashkive qëndër qarku
KUÇ – Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zhvilluar me tone të ashpra e përplasje të forta mes kreut të qeverisë dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Policani, Dimali, Selenica dhe DivjaKa
Sipas raportimeve, nga brenda sallës, kryetari i Bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj është larguar nga mbledhja pas një përplasje me tone të ashpra me kryeminsitrin që ka shkuar deri në ofendime nga ana e tij. Zotkaj eshtë kritikuar në mbledhje nga Raam për faktin pse socialistët dogjën kartat e anëtarësisë në Poliçan.
Ndërsa Zotkaj i cili edhe publikisht ka qënë kundër shkrirjes së bashkisë së Poliçanit, me agrumentin se do të largohen shërbimet nga qytetarët i është përgjigjur, “komuniteti i’u përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. Në ka një mosmirënjohje është ajo e PS.”
Një tjetër përplasje e ashpër ka qënë ajo me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj, të cilit Rama i është drejtuar me ironi: Ju udhëheqësit e mëdhënj!
Ndërsa Mema i është përgjigjur: Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje (duke folur për mungesën e kompetencave të pushtetit vendor)
Kjo fjali e ka irrituar kryeministrin Rama duke e nxjerrë Memën jashtë nga mbledhja.
Edhe kryetarët e bashkive të Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea kanë debatuar me kyeminsitrin Rama dhe Arbjan Maznikun duke i qëndruar argumentave të tyre kundër shkrirjes së bashkive.
Kryeministri Rama nga ana e tij ka pretenduar që kryetarët e këtyre bashkive po nxisin komunitetet e atyre zonave kundër reformës territoriale.
Ndërsa kryetarët e bashkive, pretendojnë edhe për standarde të dyfishta kur vjen puna tek përzgjedhja e bashkive që duhet të shkriheshin. Sipas tyre ka bashki si Peqini, Vau i Dejës apo Rroskoveci të cilat janë me tregues më të ulët performace të cilat do të mbajën statusin e bashkisë.
Bashki si Maliqi apo Këlcyera të cilat nuk kanë shprehur kundërshti për mënyrën se si do të pozicionohen me hartën e re territoriale.
