Skip to content

Shqipëria ka nisur zyrtarisht procedurat! Qeveria Rama miraton “ligjin e ri”: I hapet rrugë …

Shqipëria ka nisur zyrtarisht procedurat për t’u bërë pjesë e misionit ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza.

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin që hap rrugën për angazhimin e Forcave të Armatosura shqiptare në këtë operacion, ndërsa dokumenti do t’i dërgohet Kuvendit për miratim me procedurë të përshpejtuar.

Projektligji parashikon që numri maksimal i efektivëve shqiptarë në mision të jetë 40 ushtarakë. Misioni i tyre do të përfshijë mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacioneve humanitare, si dhe monitorimin e raportimin e situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit.

LEXO MË SHUMË!  Kush është biznesmeni Orest Sota i arrestuar nga SPAK, në 2017 u arrestua me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys Agasin

Projektligji parashikon gjithashtu që ushtarakët pjesëmarrës të përfitojnë, përveç pagës mujore, edhe dieta për ditët e qëndrimit në mision, sipas një vendimi të veçantë të Këshillit të Ministrave.

Sipas qeverisë, pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë operacion do të zhvillohet në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit.

LEXO MË SHUMË!  Si 50 vjeçarja shqiptare i zhvati qindra mijëra euro 90 vjeçarit të ve në Itali? Bleu shtëpi dhe merrte nga 12 mijë euro në ...
Published inNews