Skip to content

R*ahën shoqen dhe e filmuan/ Gjykata e Fierit lë në q*li 20-vjeçaren, ‘a*rest shtëpie’ për një prej të miturave…

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në seancën për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën “arrest me burg” për 20-vjeçaren e dyshuar si e përfshirë në ngjarje. Për njërën nga dy 15-vjeçaret u konfirmua masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën tjetër gjykata vendosi “shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik”.

Sipas autoriteteve, masat janë caktuar duke marrë në konsideratë moshën e secilës prej të dyshuarave, si dhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen e hetuar. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit. Nëna e 15-vjeçares ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”, pohon se shqetësimi i tyre ka qenë i hershëm, që kur vajza ishte nxënëse në një shkollë 9-vjeçare publike disa muaj më parë.

LEXO MË SHUMË!  I FUNDIT/ Jep dorëheqjen drejtori i Policisë

Ajo pohon se kishin nevojë për ndihmë nga shkolla dhe psikologia, por janë përzënë dhe prindërit iu drejtuan Zyrës Arsimore në Fier. Si zgjidhje, ata vendosën ta dërgonin në një shkollë private, ku vajza nuk shkoi asnjë ditë, pasi ndihej e bullizuar. Nëna e saj pohon gjithashtu se ndihet e shqetësuar, pasi nuk është në dijeni as të diagnozës dhe as të trajtimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 qershor në banesën e 20-vjeçares, ndërsa u bë publike vetëm disa ditë më parë pasi në rrjete sociale u publikuan pamjet e dhunës.

LEXO MË SHUMË!  Tragjike/ I refuzuan regjistrimin në një kurs vallëzimi, 52-vjeçari qëllon me armë drejt pronares dhe më pas i jep fund jetës

Njëra prej vajzave ka regjistruar të gjithë skenën ndërsa 2 të tjerat e kanë dhunuar në mënyrë brutale. 17-vjeçarja, pas traumës së rëndë, i ka rrëfyer të gjithë ngjarjen nënës së saj, e më pas ka bërë denoncimin në polici. Të rejat në dëshminë fillestare të dhënë në polici, e pranuan se e kanë dhunuar 17-vjeçaren, por janë justifikuar me disa arsye, që policia nuk i bën të ditura, por i vlerëson si motive të dobëta.

Published inNews