Skip to content

“Një pagë ekstra menjëherë!”/ Rama tregon LAJMIN E MIRË: Ja kush përfiton

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se aktualisht vendi ka në dispozicion katër helikopterë për operacionet e shuarjes së flakëve.

Ndërsa në fund të vitit flotës ajrore do t’i shtohen edhe tre avionë zjarrfikës, që do të jenë pronë e shtetit shqiptar. Ai shtoi se në monitorimin e territorit do të përdoren edhe dronë me një sistem të ri.

LEXO MË SHUMË!  Ky është Driloni, 22 vjeçari që vdiq tragjjkisht në aksident në Cërrik

Rama njoftoi gjithashtu se personat që angazhohen në operacionet për përballimin e zjarreve do të shpërblehen me një pagë shtesë.

“I kam propozuar qeverisë që të gjitha forcave që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes të shpërblehen menjëherë dhe jo në fund me një pagë ekstra. U bëj thirrje edhe bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre në territor dhe ta bëjnë menjëherë, pa pritur të mbarojë e gjithë beteja“, tha Rama.

LEXO MË SHUMË!  E bujshme! Biznesmeni i njohur përfundon në Spak
Published inNews