Skip to content

Kryeministri nuk ndalet! Rama kryen LËVIZJEN: Në fund të korrikut gati …

Pak metra nga protestuesit e mbledhur në Sheshin Skënderbej për të rrethuar sallën plenare, Edi Rama mori drejtimin e tij për në selinë e Partisë Socialiste.

Këtë të hënë, me drejtuesit politikë të socialistëve hodhi një tjetër hap drejt një tjetër nisme të rëndësishme, ndarjes së re territoriale. Përtej kundërshtive të opozitës, socialistët nuk heqin dorë nga objektivi për uljen e numrit të bashkive.

Raportin e njëanshëm që nuk e prezantoi dot mes tensioneve të seancës së kaluar plenare, Arbjan Mazniku ua paraqiti të majtëve në selinë rozë. Burimet thanë se projekti i ri nuk do t’i kalojë 50 bashki, nga 61 që janë aktualisht.

LEXO MË SHUMË!  E bujshme! Edi Rama bën gati shkarkimin e Ministrit të madh, do emërojë politikanin e madh që mbrojti shqiptarët

Me firmat e deputetëve socialistë, anëtarë të Komisionit të posaçëm të kësaj reforme, projektligji për ndarjen e re territoriale do të depozitohet brenda korrikut në Kuvend. Sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë do të kenë 60 ditë kohë për të bërë vlerësimin mbi projektin socialist.

LEXO MË SHUMË!  Djali vrèt babain pas një incidenti mes tyre

Me planin e punës të mazhorancës, në shtator ndarja e re territoriale duhet të kalojë në komisionet parlamentare, në mënyrë që deri në javën e parë të tetorit të miratohet në Parlament me 84 votat e domosdoshme, për çka mjaftojnë kartonët jeshilë të socialistëve të Edi Ramës dhe 3 socialdemokratëve të Tom Doshit.

Published inNews