Skip to content

A*sident i r*ndë në Itali, nderron jetë 42-vjeçari shqiptar

Itali- Një aksident i rëndë rrugor në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari me origjinë shqiptare.

Aksidenti ndodhi paraditen e së dielës, më 12 korrik, në zonën e Bezzecca.
Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili prej vitesh jetonte në Concesio.

Sipas mediave italiane, Domi po udhëtonte me një motoçikletë kur u përplas me një automjet që drejtohej nga një grua 67-vjeçare.
Rreth 100 metra pas viktimës udhëtonte edhe partnerja e tij, gjithashtu me motoçikletë, e cila u bë dëshmitare e tragjedisë.

LEXO MË SHUMË!  “Tërmet”, në Policinë e Shtetit, nga veriu në jug, të tjera ndryshime në strukturat drejtuese

Për shkak të goditjes së fortë, 42-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit u dërgua në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë.

Në vendin e aksidentit ndërhynë shërbimet e emergjencës dhe Policia Rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

LEXO MË SHUMË!  E BUJSHME/ Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore
Published inNews