Skip to content

Ministri Hoxha “i zë” vendin Ramës, asistentja e Kuvendit e ngre nga karrigia

Karrigia e kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit ka qenë bosh ditën e sotme pasi kreu i qeverisë ndodhet në Gjermani. Vendi i tij është përdorur përkohësisht nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha gjatë një bisede me zëvendëskryeministren Albana Koçiun.

Punonjësja e Administratës së Kuvendit, i kërkoi Hoxhës të ngrihej, pasi sipas rregullave të protokollit, në atë vend lejohet të ulet vetëm kryeministri Edi Rama..Hoxha ndërron vend së bashku me Koçin për të përfunduar bisedën e lënë përgjysmë, ndërsa shihet teksa e buzëqesh më pas për atë çka ndodhi.

Published inNews