Skip to content

Ngjarje TRAGJIKE/ Humb jetën një person, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Jalë, në Bashkinë e Himarës, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka rrëshqitur brenda dhomës së hotelit dhe ka goditur kokën me forcë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi mjekësor, i cili i ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka transportuar drejt Spitalit të Himarës.

READ MORE  “Dëgjova britma dhe një ...!”- Dy shoqe u hodhën nga pallati, gjendet shënimi i 17-vjeçares! Si ndodhi tragjedia, flasin dëshmitarë

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Himarës, goditja në kokë i ka shkaktuar dëmtime shumë të rënda, përfshirë fraktura në kafkë dhe trauma të rënda cerebrale, që rezultuan fatale.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një aksident. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik.

READ MORE  TRAGJIKE/ Babai e harroi në sediljen e pasme të makinës, ndërron jetë 2-vjeçarja
Published inNews