Skip to content

Konflikt i madh në familje, arrestohet ish drejtori i “famshëm” i policisë shqiptare, arsyeja për të vënë duart në kokë

Në pranga përfunduan pesë persona, Sokol Mulosmani, 3 vëllezërit e tij dhe në nip i tuyre. Përplasja dyshohet se nisi për motive pronësie në rrugën “Najzi Leka”, ndërsa policia po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

Arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani. Ish-zyrtari i lartë i policisë u vu në pranga nga efektivët e Policisë së Shtetit pas një konflikti të dyshuar për motive pronësie me familjarët e tij në Tiranë.

READ MORE  “Rama po luan mendsh!”/ Soros dhe SHBA pas protestave në Tiranë? Bushati: Po u bëre vegël, do të marrësh përgjigje

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Najzi Leka”, ku Mulosmani dyshohet se është përfshirë në një përplasje me tre vëllezërit e tij dhe një nip. Konflikti mendohet të ketë lindur për mosmarrëveshje mbi çështje pronësie.

Pas njoftimit për incidentin, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke neutralizuar situatën dhe arrestuar pesë personat e përfshirë.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të tjera mbi dinamikën e konfliktit apo veprat penale për të cilat janë proceduar të arrestuarit. Gjithashtu, nuk është raportuar zyrtarisht nëse nga përplasja ka pasur persona të lënduar.

READ MORE  E fundit! Belinda Balluku merr lajmin e zi para se te nisej me pushime

Policia dhe organet hetimore vijojnë veprimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar përgjegjësitë ligjore të secilit prej personave të përfshirë.

Published inNews