Skip to content

Humb jetën një person në plazh, qytetarët raportojnë për vonesë të ndihmës së shpejtë

Një i moshuar nga Kosova ka humbur jetën sot rreth orës 16:30, në një plazh në Ulqin.

Qytetarë që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur për IndeksOnline se i moshuari është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë.

Sipas tyre, viktima ka ndërruar jetë në plazh, ndërsa pretendohet se autoambulanca ka mbërritur me vonesë prej më shumë se një ore.

READ MORE  E BUJSHME/ Ja 5 kërkesat që bënë publike protestuesit

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se viktima është Y. Gashi nga Prishtina.

Pas vonesës së ekipit të ndihmës së shpejtë, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës në drejtim të hotelit.

Shkaqet që çuan në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të viktimës mbeten ende të paqarta./IndeksOnline/

Published inNews