Skip to content

Tragjike/ 11-vjeçarja vdes pasi flokët iu bllokuan në pishinë, prindërit e saj bëjnë gjestin prekës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka ndërruar jetë vajza 11-vjeçare që kishte mbetur e bllokuar me flokët në grykën e thithjes së ujit të një pishine të vogël në Sestri Levante.

Vajza ishte dërguar me urgjencë në spitalin pediatrik Gaslini në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

LEXO MË SHUMË!  Përplasja e frikshme me armë, 28-vjeçari i arrestuar djali i ish-deputetit të njohur në Shqipëri

Vdekja e saj u konfirmua nga drejtoria shëndetësore e spitalit Gaslini dhe u shpall gjatë natës, pasi përfunduoi periudha e vëzhgimit dhe të gjitha ekzaminimet klinike të parashikuara nga protokolli mjekësor.

Ndërkohë gjesti i prindërve të së miturës ka prekur të gjithë. Ata kanë dhënë pëlqimin për dhurimin e organeve të saj.

LEXO MË SHUMË!  Tmerr gjatë një fluturimi në Greqi, thyhet xhami i avionit, gruaja shpëton duke mbajtur nga këmbët burrin që ndodhej te ... (Video)

“I gjithë spitali i qëndron pranë familjes në këtë moment dhimbjeje të paimagjinueshme dhe shpreh mirënjohjen e thellë për një zgjedhje që arrin ta shndërrojë një humbje të pazëvendësueshme në shpresë konkrete për familje të tjera”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Është një ngjarje shumë e rëndë dhe tragjike.

Published inNews