Skip to content

Mereme Sela nuk heq dorë nga Partia Demokratike, zbulohet LËVIZJA e demokrates që “sfidoi” Berishën…

Mereme Sela ka ankimuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë, ku kujtojmë se ajo kundërshtoi zhvillimin e procesit zgjedhor brenda PD-së, në zgjedhjet për kryetar të mbajtura në Maj, si edhe ka paditur Berishën në lidhje me këtë çështje.

Në 14 maj, ajo ankimoi në Apelin e Tiranës, vendimin e marrë fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë për t’i kthyer mbrapsht padinë ku kërkonte pezullimin e zgjedhjeve, moslejimin e Berishës për të kandiduar dhe kthimin e saj në garën për kryetar.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tronditëse në vend, gjendet një person pa shenja jete

Më tej pasi Alepi ia ktheu çështjen për rishqyrtim Gjykatës së Shkallës së Parë, kjo e fundit vendosi pushimin e çëshjes, me argumentin se objekti i shqyrtimit ishte i njëjtë, ka qenë ky vendim që Sela ka ankimuar në Gjykatën e Apelit.

Kujtojmë se, Mereme Sela, me profesion mjeke, kërkoi të garonte përballë Sali Berishës në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, aplikimi i saj u pranua ndryshe nga shumë aplikime të tjera, mirëpo nuk u legjitimua me argumentin se nuk plotësonte kriteret bazë. Në këtë moment ajo iu drejtua dyerve të gjykatës.

LEXO MË SHUMË!  Rama merr goditje të fortë nga Turqia: Miqtë e Kryeministrit bëjnë deklaratën e bujshme
Published inNews