Skip to content

Tragjedi e rëndë/ Larg syrit të prindërve, 4-vjeçari mbytet në pishinë

Një ngjarje tragjike ka tronditur ishullin grek të Parosit, ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e një bari pranë plazhit.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija u pikas pa ndjenja në ujë nga dy gra të reja. Një prej punonjësve të lokalit u fut menjëherë në pishinë dhe e nxori të miturin në breg, ndërsa në vendngjarje u njoftuan shërbimet e emergjencës.

LEXO MË SHUMË!  “Ku është ai legeni?” Dëshmia tronditëse e Noizy për Klevion: Iku në Dubai, pagoi çuna ... (Video)

Një ambulancë e EKAB mbërriti me urgjencë në zonë dhe ekipet mjekësore tentuan ta shpëtonin fëmijën, por pavarësisht përpjekjeve, ai nuk mundi të mbijetonte. Sipas raportimeve, prindërit e 4-vjeçarit ndodheshin në ambientet e barit të plazhit në momentin e ngjarjes, por nuk ishin pranë fëmijës.

Pas tragjedisë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje të rregullave të sigurisë.

LEXO MË SHUMË!  Incidenti me flamurin izraelit, aktivisti Arben Kola: Ka tentativa për të dëmtuar protestën, mes nesh ka grupe të infiltruara

Policia ka arrestuar pronarin e barit të plazhit dhe prindërit e fëmijës, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej tyre. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në zonë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në mbytjen fatale të fëmijës.

Published inNews