Skip to content

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep detaje: Konflikti nisi rreth orës 14:00, ja emri autorit ende në arrati

Zv.drejtori i krimeve në Korçë Sejfulla Metko dha detaje nga vrasja e Johan Zukos.

Ai deklaroi konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar Kristi Sterjo kishte nisur rreth orës 14:00, në një lagje pranë vendit ku ndodhi vrasja.

“Konflikti ndodhi rreth orës 14:00 në një lagje në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së viktimës”, u shpreh Metko. Sipas zyrtarit të policisë Kristi Sterjo 15 minuta pas konfliktit është larguar në drejtim të varrezave.

LEXO MË SHUMË!  Tragjike: Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit, detajet e para

Ai konfirmoi se viktima është qëlluar me armë tip kallashnikov, ndërsa në dorën e viktimës është gjetur një thikë.

‘Ka pasur një konflikt mes këtyre dy personave’, tha Metko.

Vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Autori ende nuk është arrestuar nga policia.

LEXO MË SHUMË!  E përlotur, Rudina Hajdari flet për protestën në Tiranë: S’është faji vetëm i atyre në pushtet, por edhe atyre që
Published inNews