Skip to content

Tragjedi e madhe në vend/ Babai përplas për vdekje aksidentalisht vajzën 4-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj.

Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat, ku sipas të dhënave paraprake, gjatë një manovre me automjetin tip “Audi”, me targa CS 440 PP, babai i vajzës, Ergys Marku, ka goditur aksidentalisht të bijën, A.M.

LEXO MË SHUMË!  Pas gati 34 vitesh martesë, Barack Obama bën deklaratën SHOKUESE për Michelle!

Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar dinamikën e aksidentit tragjik.

Published inNews