Skip to content

Ngjarje e pazakontë është zbuluar në Tiranë! Rama nxjerr VIDEO-n dhe befasohet nga kjo gjë e pabesueshme…

Kryeministri Edi Rama ndarë pamjet nga një ngjarje e pazakontë është zbuluar në Tiranë. Një pemë 8 metra e gjatë është gjetur në kanalin e ujërave të zeza në Kashar. Rama bën me dije se sa herë kishte reshje, ujërat e zeza shpërthenin në këtë zonë,.

Sipas kryeministrit, pasi kamerat speciale nëntokësore hynë brenda në kolektor, zbuluan trungun e pemës brenda tubit kryesor të ujërave të zeza. Më tej ai shkruan se kompania që ka kreu punimet, e ka prerë pemën dhe më pas e ka futur në tubin e ujërave të zeza.

Rama në fund thekson se “Shqipëria e re” është ajo që zbulon, pastron dhe korrigjon deformimet e mbetura nga e kaluara.

● Postimi i plotë nga Edi Rama:

“NJË PEMË 8 METROSHE U ZBULUA E “VARROSUR” NË KOLEKTORIN E UJËRAVE TË ZEZA

LEXO MË SHUMË!  Rama bën gati favorin e dytë për miliarderët e Zvërnecit, 10 vjet pa

Për më shumë se një dekadë, sa herë binte një shi sado i shkurtër, ujërat e zeza merrnin mbarë bulevardin e Kasharit dhe shpërthenin nëpër lagje. Preventiva, ndërhyrje, rindërhyrje të pasuksesshme derisa dje u zbulua shkaku i vërtetë dhe i pabesueshëm i bereqetit të zi që sillte shiu sa herë binte mbi Kashar, ku përpara Reformës së Parë Territoriale, Komuna e Kasharit, një bastion krenar i demokratëve, ndërtoi kolektorin kryesor të ujërave të zeza në Bulevardin e Kasharit.

Kamerat speciale nëntokësore hynë brenda në kolektor dhe gjetën aty atë që zor se mund ta kapte edhe fantazia më e shfrenuar: Një trung peme 8 metrosh i shtrirë brenda tubit kryesor të ujërave të zeza

Pra gjatë punimeve, një çinar i madh, 8 metra i gjatë që gjendej atypari, u pre dhe, në vend që të largohej nga kantieri, u “varros” brenda kolektorit!

LEXO MË SHUMË!  10 bashkitë që mund të mos jenë më, harta territoriale e Shqipërisë pritet të pësojë ndryshime të reja

Se çfare u tha mendja atyre që e urdhëruan dhe e zbatuan këtë veprim kriminal vetëm Zoti e di, por kjo është edhe një kujtesë shumë konkrete për të gjithë ata që kanë harruar pse Shqipërisë i duhej Reforma Territoriale.

Sot pema është nxjerrë. Kolektori është çliruar. Dhe banorët e Kasharit nuk do ta kenë më taksiratin e faturës së një poshtërsie kriminale si ajo që i torturoi për më shumë se dhjetë vjet.

Shqipëria e re nuk është vetëm Europa e Ballkanit që po ndërtojmë, po edhe ajo që zbulon, pastron dhe korrigjon deformimet e mbetura ende në rrugën tonë nga Gropa e Zezë e Ballkanit që ky vend ishte kur ne morëm detyrën”, shkruan Rama.

Published inNews