Skip to content

Ndodh e pabesueshmja! Çim Peka i lëshohet Sali Berishës: E fitove betejën tënde, tani PD është në rrezik, duhet të

Gazetari, moderatori dhe drejtuesi i medies “Syri”, Çim Peka, ka publikuar në rrjetet sociale të tija një shënim për gjendjen alarmante të opozitës, PD-së dhe lidershipin e saj.

Peka shkruan se në kontekstin e Protestës së madhe qytetare, PD, gjendet e papërgatitur dhe e paaftë që të kthehet në një forcë fituese ndaj mazhorancës në pushtet. Dhe për këtë ai i kërkon llogari liderit të PD, Sali Berishës. Ai i kujton atij, se nëpërmjet rikthimit në krye të PD e fitoj betejën personale dhe mbijetesën për ekzistencën e Sali Berishës në politikë, por këtu ku mbaron lufta e tij personale, nis edhe problemi i Partisë Demokratike.

“Nuk mjafton që Berisha të ketë mbijetuar. Duhet të mbijetojë dhe të fitojë opozita”, shkruan Peka i cili i kujton Berishës edhe sakrificat e tij dhe gazetarëve të tjerë, që nuk “u shitën” gjatë betejës për mbijetesën e tij, “në luftë me gjithë botën”.

Gjithsesi Çim Peka edhe pse më pak entuziast se më parë, duket se ende ka shpresa se Berisha i betejës 5 vjeçare për “mbijetesën personale”, mund të jetë faktor për rikthimin e PD si alternativë fituese. Sipas tij kjo bëhet duke rregulluar të gjithë dhëmbët e krimbur të gojës dhe jo vetëm ata të parët si fasadë, siç ka bërë Berisha me PD deri tani dhe së fundmi me të ashtuquajturën “Ripërtëritje”.

Shënimi i plotë:

Berisha perballe Rugoves, njeri apo te dy!

Për mua, dy figurat politike më komplekse, por edhe më të kompletuara të këtyre 3–4 dekadave në trojet shqiptare, mbeten Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha. Dy personalitete krejt të ndryshme në stil, temperament dhe mënyrën e ushtrimit të lidershipit, por që arritën diçka që shumë pak politikanë shqiptarë e kanë arritur: të bëhen më të mëdhenj se partitë që drejtuan.

LEXO MË SHUMË!  Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj

Rugova vdiq përpara se t’i vdiste partia. Berisha, paradoksalisht, rrezikon të përjetojë të kundërtën: ta shohë partinë të dobësohet ndërsa ai është ende aty.

Dhe kjo nuk mund të shpjegohet pa atë që i ka ndodhur opozitës shqiptare në këto vite. Berisha është përballur me një ofensivë politike dhe institucionale të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit. U shpall politikisht i mbaruar, u izolua, u godit dhe u tentua të nxirrej jashtë skenës. Megjithatë, ai arriti të mbijetojë politikisht, të rimarrë kontrollin e partisë së tij dhe të fitojë betejën për ekzistencën e vet politike.

Por këtu mbaron beteja personale e Sali Berishës dhe fillon problemi i Partisë Demokratike.

Sepse sot nuk mjafton që Berisha të ketë mbijetuar. Duhet të mbijetojë dhe të fitojë opozita.

Për herë të parë në 35 vjet pluralizëm, po shohim një fenomen që duhet lexuar me shumë kujdes: sheshi nuk është më ekskluzivitet i opozitës zyrtare. Ka qytetarë që protestojnë, reagojnë dhe kundërshtojnë pushtetin, por që nuk identifikohen domosdoshmërisht me strukturën politike që duhet ta përfaqësojë këtë revoltë.

LEXO MË SHUMË!  Ndahet nga jeta inxhinieri i njohur, reagon kryebashkiaku (EMRI/Foto)

Ky është njëkohësisht alarmi dhe mundësia më e madhe për opozitën.

Berisha e fitoi betejën e tij kundër një bote që, në një moment, dukej e gjitha kundër tij. Tani duhet të gjejë mënyrën që të fitojnë demokratët. Si? Nuk e di. Dhe, në fund të fundit, nuk është detyra e gazetarëve t’i tregojnë liderit të opozitës se si ndërtohet partia dhe si fitohet pushteti. Lideri është ai.

Ne, gazetarët që nuk u shitëm dhe nuk u shantazhuam, kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë. Kaq kemi në dorë.

Por një gjë mund të thuhet me siguri: një parti që synon pushtetin nuk mund të ndërtojë vitrinën e saj politike me personazhe apolitikë, me njerëz pa peshë elektorale apo, edhe më keq, me “idiotë të dobishëm” që mund të prodhojnë zhurmë, por jo alternativë.

Sepse zhurma nuk është politikë. Mikrofoni nuk është lidership. Dhe revolta qytetare nuk shndërrohet vetvetiu në votë.

Këtu qëndron sfida reale e Berishës: jo të dëshmojë edhe një herë se është politikisht i pathyeshëm, por të ndërtojë mekanizmin që e kthen rezistencën e tij personale në fitore politike për demokratët.

Mund t’i rregullosh në mënyrë perfekte dhëmbët e parë, ata që duken në fotografi. Por nëse lë pa kuruar dhëmbët e dytë dhe të tretë, goja nuk funksionon.

Edhe një parti është kështu.

Vitrina mund të të japë imazhin. Por zgjedhjet t’i fiton struktura./Alfapress.al

Published inNews