Skip to content

Deklarata e Zelenskyt në Beograd, në Prishtinë merret vendimin i bujshëm (Video)

Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në Prishtinë në shenjë solidariteti me Ukrainën është larguar pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës së tij në Beograd, ku u shpreh se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga postimi i Shpend Lilës në rrjetin social në Facebook duke bashkëngjitur edhe videon në momentin e heqjes së saj.

LEXO MË SHUMË!  Tragjike: Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit, detajet e para

Ndryshe, Zelenskyy, gjatë qëndrimit në Serbi, deklaroi se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, duke ritheksuar qëndrimin e Kievit për këtë çështje.

Në Prishtinë, kjo deklaratë është pritur me reagime, ndërsa largimi i mbishkrimit “Free Ukraine” nga hapësira publike është parë si një zhvillim simbolik në kontekstin e debatit të krijuar.

LEXO MË SHUMË!  Aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, furgoni me pasagjerë del nga rruga, raportohet për disa viktima

Kosova ka qenë një nga vendet që ka shprehur mbështetje të fuqishme për Ukrainën pas nisjes së agresionit rus, duke dënuar pushtimin dhe duke shprehur solidaritet me popullin ukrainas.

Në anën tjetër, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin Zelenskyy e ka përsëritur edhe gjatë vizitës së tij në Beograd.

Published inNews