Skip to content

Sherr i frikshëm me karrige, grushte dhe shqelma mes turistëve (Video)

Një përleshje e dhunshme mes turistëve ka shpërthyer në ishullin e famshëm italian të Caprit, duke shkaktuar kaos dhe panik mes personave që ndodheshin në zonë.

Gjatë sherrit, personat e përfshirë kanë shkëmbyer grushte dhe shqelma, ndërsa në një moment janë përdorur edhe karriget. Pamjet e incidentit janë regjistruar nga dëshmitarët dhe videoja është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

Videoja është ripostuar edhe nga deputeti i Aleancës së të Majtës së Gjelbër, Francesco Emilio Borrelli, i cili e ka shfrytëzuar incidentin për të ngritur shqetësimin për nivelin e sigurisë në ishull gjatë orëve të natës.

LEXO MË SHUMË!  Tjetër rritje e frikshme për karburantet në Shqipëri, ja me sa shiten sot nafta dhe benzina

Sipas Borrellit, banorë dhe dëshmitarë kanë denoncuar praninë e pamjaftueshme të forcave të rendit gjatë natës.

“Në Capri nevojiten urgjentisht më shumë kontrolle dhe më shumë siguri. Natën ka vetëm një patrullë për të gjithë ishullin. Kjo nuk është e drejtë”, deklaroi ai.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe kryebashkiaku i Caprit, Paolo Falco, i cili tha se në ishull janë tashmë në fuqi masa sigurie. Sipas tij, policia bashkiake dhe forcat e tjera të sigurisë kryejnë kontrolle, ndërsa rreth 80 kamera me rezolucion të lartë monitorojnë territorin.

LEXO MË SHUMË!  Tragjedi në bregdetin shqiptar, humb jetën një pushues

Incidenti ka sjellë edhe reagimin e prefektit të Napolit, Michele Di Bari, i cili dënoi kategorikisht dhunën dhe urdhëroi forcimin e mëtejshëm të mbikëqyrjes dhe kontrolleve në Capri.

Përleshja ka rikthyer kështu debatin mbi sigurinë gjatë natës në një prej destinacioneve turistike më të njohura dhe më të frekuentuara të Italisë./PiranjatNews/

Published inNews