Skip to content

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta doktoresha e njohur në Tiranë! Tritan Kalo reagon i prekur: U largua një …

Një lajm i trishtë ka ardhur nga kryeqyteti, ku mjekja infektologe Sabahet Dedja është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Dedja kohët e fundit ka punuar si mjeke infeksioniste në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 2 të Tiranës.

Lajmin për ndarjen nga jeta të mjekes, e kanë dhënë familjarët e dhe kolegët e saj, përmes shënimeve në rrjetet sociale, ku kanë reaguar të prekur.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të mjekes Dedja ka reaguar edhe mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili shkruan se kolegia e tij ishte një njeri i rrallë dhe me shumë vlera si mjeke dhe me cilësi profesionale për tu admiruar.

LEXO MË SHUMË!  Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

“Herët në mëngjes më njoftuan se kishte ndruar jetë Dr. Sabahet Dedja, Infektologe dhe kolege prej dhjetra vitesh…

NJERI i rrallë me shumë vlera si dhe MJEKE me cilësi profesionale për tu admiruar… Ka qënë një motër e munguar e imja si dhe në mungesën time në Tiranë, ishte ajo e cila përkujdesej për të dy prindërit e mi…

LEXO MË SHUMË!  Pak ore pasi u percoll per ne banesen e fundit, del DETAJI

U prehsh në Paqë zemër dhe hallemadhja Dr. Sabaheti, dhe të qoftë sa më i lehtë dheu i tokës sonë… BRENGA e saj e jetës, largimi nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, ndërkohë që ishte me leje lindjeje…”, shkruan mjeku Kalo.

Published inNews