Skip to content

Tragjedi në bregdetin shqiptar, humb jetën një pushues

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ku një person i moshuar ka humbur jetën pasi është futur për t’u larë në det.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i moshuari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit në ujë, duke mos arritur të mbijetojë.

Në vendin e ngjarjes siç raportohet ka mbërritur ambulanca, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews