Skip to content

Pas Marjana Koçekut nisin braktisjet e forta nga PS, ja kush janë të larguarit e bujshëm

Në kulmin e protestave masive qytetare që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, një tjetër goditje politike duket se vjen nga vetë radhët e Partisë Socialiste. Ndërsa mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, zëra të njohur socialistë po distancohen gjithnjë e më shumë nga drejtimi aktual i partisë.

Deputetja e Shkodrës, Mariana Koçeku, njoftoi publikisht se do të vazhdojë mandatin e saj si deputete e pavarur, duke u larguar nga Grupi Parlamentar i PS-së. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku deklaroi se vlerat dhe bindjet që e kanë shoqëruar që nga koha e protestës studentore nuk përputhen më me kursin politik të Partisë Socialiste.

READ MORE  Kolegë e miq mes lotësh, i japin lamtumirën e fundit/ Nisin homazhet për efektivin e vrarë, Enea Mekolli

Por Koçeku nuk është e vetmja figurë që po largohet nga linja e Ramës.

Paulin Luli, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe ish-drejtor i Rezervave të Shtetit, është rreshtuar hapur në krah të protestuesve. Në deklaratat e tij publike ai ka dënuar korrupsionin, abuzimin me pushtetin dhe atë që e konsideron deformim të vullnetit qytetar, duke theksuar se asnjë pushtet nuk mund të qëndrojë mbi padrejtësinë.

READ MORE  Rrahje mes vëllezërve, njëri përfundon në spital me brinjë të thyera, tjetri në pranga

“Kam qenë dhe mbetem në krah të protestës së njerëzve të lirë. Mbështes kauzën e tyre kundër uzurpatorëve, korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Historia ka treguar se e reja triumfon gjithmonë mbi të vjetrën dhe se vullneti i popullit është më i fortë se çdo pushtet i ngritur mbi padrejtësinë.
Respekt dhe mirënjohje për çdo protestues që ngre zërin për liri, drejtësi dhe dinjitet. Ndryshimi vjen kur qytetarët nuk heshtin”- shkruan ai.

https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/yA/r/LCqvjOAxZBm.webp

Published inNews