Skip to content

Shqiptarët zgjedhin të preferuarin, kush duhet ta drejtojë “Qeverinë Tranzitore”

Një sondazh i organizuar nga grupi mediatik “Panorama Group” synoi të masë mbështetjen e qytetarëve për emrin që ata do të preferonin në krye të një “qeverie tranzitore”.

Kjo kërkesë po artikulohet prej një muaji në protestat e shqiptarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie të re. Kjo qeveri me mandat njëvjeçar nga organizatorët e protestës do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të barabarta.

LEXO MË SHUMË!  45-ditë protesta masive në Tiranë, reagon për herë të parë Komisionerja Marta Kos

Anketimi është bërë në disa qytete të vendit dhe janë pyetur mosha të ndryshme. Sipas rezultateve të sondazhit, 80% mbështesin SPAK dhe 78% e të anketuarve shprehen në favor të ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, si kandidati më potencial për drejtimin e një qeverie të tillë.

Kjo mbështetje lidhet me perceptimin e një pjese të qytetarëve për punën e tij në luftën kundër korrupsionit dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të nivelit të lartë. Gjatë drejtimit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u identifikua me hetime të profilit të lartë ndaj ish-ministrave, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, si edhe me çështje që lidhen me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik.

LEXO MË SHUMË!  Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e fortë e vetos së Zagrebit
Published inNews