Skip to content

Gjykata e Lartë e nxjerr nga burgu? E FUNDIT: Zhvillim i papritur nga dosja “Veliaj”, sapo dha doreheqjen …

Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen si relator i çështjes së Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë, në një kohë kur të gjithë presin lirimin nga qelia të kryebashkiakut të Tiranës.

Në vend të tij është caktuar gjyqtari Sandër Simoni, të cilit pritet t’i shtohen edhe emrat e dy anëtarëve të tjerë që do të gjykojnë kryebashkiakun.

Kujtojmë se në Gjykatën e Lartë do të rishqyrtohet kërkesa e Veliajt sa i përket masës së arrestit me burg, teksa ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të tij.

READ MORE  Tërmeti i fortë shkund vendin, ja ku ishte epiqendra

Gjykata e lartë me vendimin e saj për kryebashkiakun do të duhet të arsyetojë nëse është proporcioanle masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që ka Erion Veliaj.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 pasi akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

READ MORE  Përplasje Tiranë-Teheran! Jrani bën reagimin e fortë pas akuzave të Ramës për ndërhyrje në protesta
Published inNews