Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastër, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra është lokalizuar në një thellësi prej rreth 5 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.
Lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në qytet, por edhe në disa zona përreth, duke bërë që shumë qytetarë të dalin jashtë banesave për arsye sigurie.
READ MORE TRAGJIKE/ Mamaja lë dy fëmijët e mitur në makinë dhe shkon të bëjë pazar, i gjen të pajetë
Deri në këto momente, autoritetet nuk raportojnë për dëme materiale apo persona të lënduar.
Zona jugore e Shqipërisë njihet për aktivitet sizmik të herëpashershëm, ndërsa institucionet përkatëse vijojnë monitorimin e situatës për të evidentuar çdo zhvillim të mëtejshëm.
