Skip to content

Rrahje mes vëllezërve, njëri përfundon në spital me brinjë të thyera, tjetri në pranga

Një konflikt familjar mes dy vëllezërve ka eskaluar në dhunë fizike në fshatin Grabanicë të Klinës, ku njëri prej tyre ka përfunduar në spital me dyshime për brinjë të thyera, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa i dyshuar është F.B., 53 vjeçar, kurse viktimë vëllai i tij, B. B. 43 vjeçar.

Sipas burimeve, pas një fjalosjeje mes tyre në shtëpinë ku jetojnë, i dyshuari i kishte kërkuar vëllait të largohej. Viktima ka deklaruar se, për shkak të gjendjes së rënduar të vëllait, fillimisht kishte larguar nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij për të shmangur ndonjë incident.

READ MORE  Aksident tragjik në Gjermani, ndërron jetë shqiptarja në moshë të re (EMRI/Foto)

Kur ishte kthyer, ai pretendon se është goditur me grusht në pjesën anësore të kraharorit dhe barkut, duke pësuar lëndime.

Fillimisht, 42-vjeçari është trajtuar në QKMF Klinë, por për shkak të dyshimeve për thyerje të brinjëve, është transferuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejshëm.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

READ MORE  Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën postimin e çuditshëm në Facebook (Në kulm të protestave)

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë në vazhdim.

Published inNews