Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku ka ndërruar jetë një 36-vjeçar.
Raportohet se ai po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 36 vjeçari ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të licensuar për prodhimin e drurit.
Viktima ka shkuar ditën e sotme për të ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, ndërsa një trup druri i është shkëputur duke e zënë poshtë.
36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga ana e grupit hetimor po kryhen veprimet lidhur me rastin.