Skip to content

TRAGJIKE/ 17-vjeçari shqiptar i merr jetën kushëririt! Dyshohet se e shtyu drejt k*imit nëna e tij

Një konflikt familjar në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe disa të arrestuar.

Sipas raportimeve në media, viktima është 27-vjeçari Albion Osmanaj, teksa autori është kushëriri i tij vetëm 17 vjeç. Raportohet se nga konflikti ka mbetur i plagosur edhe babai i 27-vjeçarit.

Në lidhje me ngjarjen, policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona, mes tyre dhe nëna e adoleshentit, pasi dyshohet se e ka shtyrë këtë të fundit të kryejë krimin.

READ MORE  25 ditë protesta në Tiranë dhe vende të tjera të botës, çudit me reagimin presidenti Bajram Begaj

Me vendim të Prokurorit kujdestar, e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

Published inNews