Skip to content

Alarm para Norvegji-Angli, çerekfinalja e Botërorit në rrezik nga …

Ndeshja çerekfinale e Botërorit mes Norvegjisë dhe Anglisë, e planifikuar të nisë në orën 23:00 në “Miami Stadium”, rrezikon të mos fillojë sipas orarit për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Sipas parashikimeve të motit, në zonën përreth stadiumit priten stuhi të shoqëruara me shkarkesa elektrike, situatë që mund ta detyrojë FIFA-n të shtyjë nisjen e takimit.

LEXO MË SHUMË!  Rikthehet mallkimi i vitit 1986! Argjentina merr vendimin e bujshëm para përballjes me Anglinë, pranohet kërkesa sekrete nga FIFA

Një skenar i tillë nuk do të ishte i pazakontë për Anglinë. Edhe në ndeshjen e luajtur ndaj Meksikës, fillimi i sfidës u shty me një orë për shkak të motit të keq.

Rregullorja e FIFA-s është e qartë në raste të tilla: nëse konstatohet prania e rrufeve brenda një rrezeje prej rreth 8 kilometrash nga stadiumi, ndeshja nuk mund të zhvillohet.

LEXO MË SHUMË!  "'E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet"/ Trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s: Pse na thirrët kur doni kaq shumë që ...

Futbollistët duhet të qëndrojnë jashtë fushës për të paktën 30 minuta, ndërsa më pas u jepen edhe 15 minuta shtesë për nxehjen, përpara se loja të rifillojë ose të nisë.

Published inSport