Skip to content

Në pritje për t’u bërë PRINDËR për herë të dytë? Më në fund Kiara Tito thyen heshtjen, surprizon me …

Një fotografi e publikuar pak ditë më parë nga Kiara Tito, ku Luizi shihej me dorën mbi barkun e moderatores, mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin në aludime për një shtatzëni të mundshme.

Pamja u komentua gjerësisht nga ndjekësit dhe lajmi mori vëmendje edhe në mediat rozë, duke ngritur pikëpyetjen nëse çifti i njohur po përgatitej për një fëmijë të dytë.

LEXO MË SHUMË!  “Sherr i madh me badigardët e Ferma VIP”/ Ermali bën reagimin e fortë: “TURP! E konfirmoj, produksioni më largoi”

Por duket se këtë herë Kiara ka vendosur t’u japë fund aludimeve, madje duke e bërë këtë me shumë humor.

Gjatë një improvizimi në skenën e “Verë dhe Portokalle”, një prej aktorëve pyeti moderatoret Kiara Tito dhe Nevina Shtylla nëse ndonjëra prej tyre ishte shtatzënë. Pyetja solli një sërë batutash, ndërsa Kiara e bëri të qartë përgjigjen e saj.

LEXO MË SHUMË!  Videoja që po bën namin në rrjet! Moza “nxjerr zbuluar” produksionin, reagon menjëherë Ola (Video)

Kur u pyet drejtpërdrejt nëse ishte shtatzënë, Kiara u përgjigj me humor:

“Unë jo njëherë!”. Situata vijoi mes të qeshurave dhe batutave, duke e kthyer momentin në një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj zërave që qarkullonin në rrjet. Pra, sipas asaj që Kiara ka deklaruar publikisht, ajo dhe Luizi nuk janë në pritje të fëmijës së dytë.

Published inShowbiz