Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Dorëhiqet nga detyra zyrtari i lartë i shtetit

Në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të rënduar për shkak të zjarreve, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara ka dhënë dorëheqjen.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa ditën e sotme është firmosur edhe urdhri për largimin e tij nga detyra.

LEXO MË SHUMË!  Euro në një rrokullisje pa fund! I frikshëm parashikimi për 2 muaj e ardhshëm, ja sa pritet të shkojë

Arsyet e dorëheqjes së Arben Carës, në këtë moment të situatës së vështirë me zjarret në disa zona të vendit, ende nuk janë bërë të ditura.

Cara drejtonte Shërbimin Zjarrfikës, strukturë e cila është e angazhuar në operacionet për përballimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin.

LEXO MË SHUMË!  Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici regjisori Petri Bozo
Published inNews