Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Kërcet thika në vend, 19-vjeçari plagos me thikë një person, niset me urgjence drejt spitalit

Një burrë ka mbetur i plagosur dhe në gjendje të rëndë është dërguar në urgjencën spitalore të Tiranës pasi u qëllua me thikë në një konflikt me një djalë të ri.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Kastriotët”, Tiranë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare të policisë së kryeqytetit.

LEXO MË SHUMË!  U fut në kahun e kundërt të autostradës, shkakton aksident – dy të vdekur dhe tre të lënduar

I plagosuri është shtetasi E.L., 36 vjeç, banor i Tiranës.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi E. A., 19 vjeç.

“I riu dyshohet se, për motive të dobëta, në rrugën “Kastriotët”, Tiranë, ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin E. L., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

LEXO MË SHUMË!  Tronditese ne Tirane/ 39-vjeçari mban peng vëllanë dhe shokun e tij, sfidon edhe policinë gjatë ndërhyrjes

Ajo shtoi se po punohet për kapjen e 19-vjeçarit që u largua në drejtim të paditur. /noa.al

Published inNews