Skip to content

“Çmendet” fermeri, shkatërron me traktor 200 metra asfalt të saposhtruar: Jam …

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Gliwice të Polonisë, ku një fermer 60-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se shkatërroi me traktor rreth 200 metra asfalt të saposhtruar.

Sipas Policisë, 60-vjeçari shkoi me traktorin e tij në rrugën “Rybacka”, në Ostropa, dhe kaloi plugun mbi asfaltin e ri.

LEXO MË SHUMË!  E rëndë në Korçë/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

Autoritetet lokale e kanë përllogaritur dëmin në rreth 400 mijë zloty, ose afro 93 mijë euro.

Fermeri pretendoi se ishte pronar i rrugës dhe se punimet që po kryheshin aty ishin të paligjshme. Pas incidentit, ai u arrestua nga Policia.

Prokuroria e akuzon për shkatërrim të pronës me vlerë të konsiderueshme dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për tre muaj.

LEXO MË SHUMË!  PLASI LUFTA / Rama ironizon hapur protestën dhe blogerët: "Pak relaks me 'Shqipërinë e re' të llajkefollouve!" Reagon rrjeti flakë! (VIDEO)

Nëse shpallet fajtor, 60-vjeçari rrezikon një dënim nga një deri në dhjetë vite burg.

Published inNews